Lideri i Vetëvendosjes Albin Kurti ka arritur në Presidencë, aty ku dhe pritet të fillojë takimi i liderëve të partive politike me presidentën Vjosa Osmani.
Kurti para fillimit të takimit ka thënë se do të përpiqen të gjejnë zgjidhje. Ndërsa ka falënderuar presidenten Osmani për organizimin e këtij takimi.
“Do të përpiqemi që të gjejmë zgjidhje, falendëroj zonjën presidente, për organizimin e këtij takimi”, ka thënë Kurti.
Ndryshe presidentja Osmani pret sot në takim kryetarët e partive politike, për çështjen e formimit të Qeverisë.
Në këtë takim, i cili po mbahet në sallën e kryesisë së Kuvendit, do të vendoset nëse do të formohet ekzekutivi i ri apo nëse vendi do të shkojë në zgjedhje.
Në takim janë duke marr pjesë krerët e partive politike, VV, PDK, LDK, AAK, Nisma Socialdemokrate si dhe liderët e partive politike minoritare.


