Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka nisur ditën me homazhe në Zhazhë dhe Boletin, në nderim të martirëve dhe dëshmorëve të kombit, raporton GazetaBlic.
I shoqëruar nga zëvendëskryeministri në detyrë Besnik Bislimi, ministri Faton Peci, kryetari i Mitrovicës Veriore Erden Atiq dhe deputetë të Kuvendit, Kurti vendosi lule te pllakat përkujtimore dhe varri i heroit Isa Boletini.
Ai njoftoi se Ministria e Kulturës ka nisur dy programe për ruajtjen dhe funksionalizimin e Kompleksit të Kullave të Isa Boletinit, duke e cilësuar këtë si një detyrim moral ndaj së kaluarës dhe një trashëgimi për të ardhmen.


