Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur edhe njëherë për vizitën e tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Kjo, pasi që në media është ngritur dilema se a ishte në Shtëpinë e Bardhë gjatë kësaj vizite apo jo.
“Dilemat besoj që u ka hequr ambasadori amerikan. Nëse juve nuk ua ka hequr dilemat ambasadori amerikan atëherë më vjen keq por e kam të vështirë të iu ndihmojë”, është shprehur Kurti.


