Lajme

Kurti mori vendim që të zvogëlohen pensionet, ky është reagimi i Ramush Haradinajt

04/21/2021 22:34
nga:M K

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka reaguar ashpër ndaj vendimit të sotëm të qeverisë për zbritjen e pensioneve në vlerë prej 20 eurove.

Ai përmes një postimi të shkurtë në rrjetin social “Facebook” ka thënë se zbritja e tyre në këtë kohë të vështirë, është thjeshtë jonjerëzore, përcjell GazetaBlic.

Më poshtë edhe statusi i plotë.

S’po muj me besu që të hiqen 20 euro shtesa nga pensionet, në këtë kohë kaq të vështirë.
Jonjerëzore!
RH

LEXO EDHE:

Qeveria e Kosovës ua zbret shtesat pensionistëve, marrin 20 euro më pak

/GazetaBlic/