Lajme

Kurti me propozim të ri për presidente, Justina Shiroka-Pula

10/06/2026 22:14
nga:G B

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka propozuar kandidate për presidente Justina Shiroka Pulën, raporton Gazeta Blic.

Ai tha se pasi PDK kundërshtoi Konjufcën e Feride Rushitin, atëherë pas ligjit le ta votojnë presidentin, që e propozoi Shiroka Pulën, ish ministre e PDK-së.

“Kur ai thotë që tri katër herë ka qëndrime të ndryshme, bëhet fjalë për propozime të reja. Janë propozime të ndryshme, sepse janë të reja. E dëgjova kritikën e tij në atë që Konjufca na qenka partiak e Rushiti fortë me Vetëvendosje”.

“Më lejoni që propozimin ta modifikojë, kryetari i PDK-së le të delë publikisht sonte që 22 deputetet e grupit të PDK-së zotohen që marrin pjesë në zgjedhje për President, ne po iu votojmë ndryshim-ligjin për Specialen, e ka votën tonë. Dhe, mendje votimi për presidente profesoresha Justina Shiroka Pula, kryetare e Akademisë, ish-ministre e PDK-së”, ka thënë ai.