Kryeministri i vendit, Albin Kurti në një video adresuar qytetarëve të Kosovës ka thënë se kanë rritur buxhetin për 35%, kanë zvogëluar dëmet në minimum dhe kanë raportuar krimin e korrupsionin që e kanë gjetur.
Kurti më tej duke kritikuar qeverisjet e kaluara thotë se shtetin e konsideronin si arkë për pasuri personale, ndërkaq sipas tij, oligarkët e duan shtetin si anije tregtare e jo si republikë demokratike.
“Oligarkët e duan shtetin si anije tregtare e jo si republikë demokratike: ata që kanë më shumë mall përcaktojnë drejtimin e anijes. Me qeverisjen tonë progresiste Kosova e pavarur është republikë demokratike dhe jo anije tregtare”, shkruan ai.
Postimi i plotë:


