Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka njoftuar se nesër do të mbahet mbledhja e radhës e Qeverisë.
Kurti këtë e ka bërë të ditur në një konferencë për media të cilën po e mbanë së bashku me ministrin e Financave, Hekuran Murati.
“Më mbledhjen e ardhshëm nesër, do të miratojmë projektligjin që i hap rrugë rritjes së pagës minimale në 264 bruto apo 250 euro neto dhe heqjen e tatimit për 250 euro pagë, do ta rrisim pagën minimale dhe do ta lirojmë nga tatimi. Kështu sigurohemi ata që kanë paga më të ulëta do të kenë më shumë para në fund të muajit. Nga rritja e pagës minimale përfitojnë rreth 100 mijë punëtorë, prej heqjes tatimore do të përfitojnë të gjithë punëtorët”, tha Kurti.
Ndërkohë, që ministri Hekuran Murati theksoi se gjatë kësaj mbledhje do të diskutohet Ligji për Pagën Minimale.
Kurti: Do ta rrisim pagën minimale dhe heqjen e tatimit për 250 euro pagë


