Lajme

Kurti mbledh ministrat, ky është vendimi që u mor

06/05/2023 13:46
nga:N M

Qeveria e Kosovës ka mbajtur një mbledhje elektronike e ku aty është marrë një vendim, raporton Gazeta Blic.

Sipas njoftimit për media nga zyra e kryeministrit, thuhet se Qeveria e Republikës së Kosovës ka mbajtur sot mbledhje Elektronike, ku është miratuar Nisma për lidhjen e Marrëveshjes për njohjen e së Drejtës së Ushtrimit të Profesioneve të Avokatit dhe Ndërmjetësit në Zgjedhjen e Mosmarrëveshjeve ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë.

“Vendimi obligon Ministrinë e Drejtësisë në Qeverinë e Republikës së Kosovës që të zhvillojë negociata me Qeverinë e Republikës së Shqipërisë me qëllim të finalizimit të tekstit përfundimtar të marrëveshjes së lartë-cekur, në përputhje me legjislacionin në fuqi. Marrëveshja ka si objekt përcaktimin e rregullave të zbatueshme në mundësimin e njohjes së të drejtës së ushtrimit të profesioneve të avokatit dhe ndërmjetësit në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve në të dy vendet, si dhe të të drejtave dhe detyrimeve që Palët marrin përsipër për arritjen e qëllimit, sipas kësaj Marrëveshje”, thuhet në njoftim.

Beograd-Prishtinë: SHBA dhe BE në mision të ri ndërmjetësimi

Tensionet në Veri/ Escobar e Lajçak përveç Kurtit takojnë edhe Krasniqin, Abdixhikun e Haradinajn