Lajme

Kurti: Masakra e Izbicës, dëshmi e gjenocidit të Serbisë në Kosovë

03/28/2023 10:51
nga:N M

kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha maskra e Izbicës është dëshmi e gjenocidit të Serbisë në Kosovë.

Tha se aktakuzat e krerëve të Serbisë e kanë bazën e kësaj masakre.

“Jemi këtu të nderojmë dhe të përkujtojmë të vrarët nga regjimi fashist e gjenocidal i Millosheviçit, në Izbicë, 147 sosh gjithsej, 6 janë ende të pagjetur. Siç e tha edhe presidentja, ata janë rrëmbyer si shqiptarë të gjallë, e më pastaj, pas pushkatimit, janë rrëmbyer edhe kufomat, janë dërguar në Serbi dhe në fund janë zhvarrosur prej atje, por jo që të gjithë, meqenëse 6 nuk dihet ende se ku janë në Petrosello dhe i kanë sjellur këtu në atdheun e tyre në vendlindje. Sot është një ditë kur e nderojmë edhe kujtimin e Mustafë Dragajt, i mbijetuari i masakrës i cili pati dëshmuar kundër Sllobodan Millosheviçit, në Tribunalin e Hagës, dhe i cili fatkeqësisht ndërroi jetë në shtatorin e vitit të kaluar. Masakra e Izbicës ndodhet në aktakuzat e 6 krerëve të lartë shtetëror, politik, policor, ushtarak të Serbisë dhe është dëshmi e gjenocidit të Serbisë”, tha Kurti.

Lajçak në takim me eurodeputetin sllovak, bisedojnë për dialogun dhe detajet e marrëveshjes së fundit