Lajme

Kurti: Kundër Zajednicës, edhe atëherë, edhe sot

03/29/2023 20:23
nga:G B

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se ka qenë dhe është kundër Zajednicës, raporton Gazeta Blic.

Ai në një intervistë në Debat Plus në RTV Dukagjini, tha se nuk e kupton insistimin për të folur për ndryshimin e tij ndër vite.

Kurti tha se ka qenë dhe vazhdon të jetë kundër Zajednicës.

Ndërsa, tha se në Marrëveshjen e Ohrit është njohja de facto dhe kjo është arsyeja pse Serbia refuzon nënshkrimin e saj, teksa shtoi se nuk ka Asociacion./Gazeta Blic/