Lajme

Kurti i numëron sukseset e 100 mbledhjeve të mbajtura të Qeverisë

10/13/2022 00:27
nga:Astrit Gashi

Kryeminsitri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka treguar se deri më tani kanë marrë 910 vendime, tyre 172 projektligje, 26 koncept-dokumente e 11 nisma ligjore, në 100 mbledhje të mbajtura të Qeverisë.

Kurti këtë e ka bërë të ditur përmes një statusi në Facebook, ku ka treguar edhe vendimet e mbledhjes së sotme.

“Me vendimet nga mbledhja e sotme, e 100-ta më radhë, bëhen 910 vendime prej tyre 172 projektligje, 26 koncept-dokumente e 11 nisma ligjore.”, ka shkruar ai.