Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti ka theksuar se ata i synojnë 500 mijë vota.
“Po futemi në vitin 2025 me të fortë, me më shumë energji e me objektiv të ri prej 500 mijë votave për synimet tona të përbashkëta”, ka shkruar ai.
Postimi i plotë:
Viti 2024 ka qenë vit i shumë sukseseve e të arriturave, por natyrisht edhe i sfidave. E ky vit ishte edhe viti i katërt i mandatit tonë të plotë. Sonte u mblodhëm në Prishtinë me të rejat e të rinjtë që këto zgjedhje votojnë për herë të parë, me miqtë e Lëvizjes sonë dhe natyrisht edhe mërgatën shembullore. Po futemi në vitin 2025 me të fortë, me më shumë energji e me objektiv të ri prej 500 mijë votave për synimet tona të përbashkëta.
Takimi i sotëm ishte fantastik dhe kaluam aq këndshëm e shumë bukur. Ju falënderoj përzemërsisht dhe shihemi në takimet e tubimet e radhës.



