Lajme

“Kurti hyri fshehtas në Qeveri?”- Deputetët e PDK’së përfundojnë aksionin para Qeverisë, nisen drejt Kuvendit për ta verifikuar se a është brenda

08/13/2026 08:56
nga:L J

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës janë nisur për në Kuvend, duke kërkuar vazhdimin e seancës konstituive.

Që do të jenë sot përsëri në Kuvend e tha edhe deputetja e kësja aprtie Vlora Çitaku në një konferencë për media para objektit të Qeverisë.

Çitaku ka deklaruar se deputetët e kësaj partie do të rikthehen në Kuvend dhe do ta përsërisin kërkesën zyrtare për thirrjen e seancës për ditën e nesërme.

“Sot po ashtu ju njoftoj se do të jem sërish në Kuvendin e Kosovës. Do ta përsërisim kërkesën formale zyrtare për thirrjen e seancës nesër, sikurse do të kemi edhe aktivitete të tjera”, ka deklaruar Çitaku.