Lajme

Kurti: Gjitha iniciativat për takime jam duke i marrë unë, dua bashkëpunim

08/06/2026 13:14
nga:L J

Kryetari i VV-së dhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti, është deklaruar pas ndërprerjes së seancës konstituive, duke thënë se, udhëheqësit e LDK’së dhe deputetët e tyre kanë deklaruar edhe publikisht se duhet të merren vesh për të gjitha.

Kurti ka thënë se iniciativat për takimet lidhur me situatën politike, po i merr ai,.

‘’Së pari edhe udhëheqësit e LDK-së, edhe deputetë të tjerë, duhet të merremi vesh për të gjitha, edhe publikisht tek ju. Dhe ju e mbani mend që në pranverën e këtij viti me patën kritikuar mua, që e zgjodhëm kryetarin e kuvendit, qeverinë pa u takuar me ta. Ne kemi reflektuar dhe kemi vepruar ndryshe kësaj radhe, s’po e konstituojmë asnjë institucion pa u takuar, siç ka qenë kritika e tyre. Unë i kam mbajtur shënim të gjitha kritikat që na i kanë dhënë, dhe tash natyrisht që po përfilli ato. Gjitha iniciativat për takim jam duke i marrë unë, unë dua bashkëpunim prandaj marrë iniciativa. Aktualisht takimet me LDK-në s’janë më lajme, por, takimet me PDK e AAK-në do të ishin lajme’’, ka thënë ai.

Kurti ka thënë se është në komunikime të drejtpërdrejta me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhikun.

‘’Ne jemi në komunikime të drejtpërdrejta me LDK-në, pra me kryetarin Abdixhiku s’kam ndërmjetësues, sa më herët që ecim përpara aq më mirë. Duhet ta kuptoni që nuk janë gjëra të thjeshta këto”, ka thënë ai.