Lajme

Kurti flet për vizitën e Jakup Krasniqit: Situatë e rëndë, është jashtëzakonisht e dhimbshme

11/19/2026 11:00
nga:Genita C

Kryeministri Albin Kurti ka folur lidhur me viziten e Jakup Krasniqit në shtëpinë e tij.

Kurti e ka cilësuar si jashtëzakonisht të dhimbshme situatën me të cilën po përballet familja Krasniqi, duke thënë se të gjithë bashkëndjejnë me vuajtjen dhe dhimbjen e tyre.

“Është jashtëzakonisht e dhimbshme situata e rëndë në familjen e ish-kryekuvendarit Jakup Krasniqi. Në këto momente të vështira, të gjithë bashkëndiejmë me vuajtjen dhe dhimbjen. Në një situatë ku ai u dënua me 25 vjet burg, me të gjitha ato pasaktësi historike e faktike, padyshim që të gjithë jemi pranë familjes Krasniqi”, ka thënë Kurti.