Lajme

Kurti emëron Avni Kastratin ushtrues detyre i Drejtorit Ekzekutiv të Agjencisë së Statistikave të Kosovës

11/17/2023 17:05
nga:Y I

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar Avni Kastratin, ushtrues detyre të Drejtorit Ekzekutiv të Agjencisë së Statistikave të Kosovës.

Procesi i regjistrimit të popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave është ndër prioritetet e Qeverisë së Republikës së Kosovës. Ai duhet bazuar në të dhëna të besueshme dhe profesionistë të përkushtuar ndaj suksesit të nismës.

Gjatë takimit, Kastrati e njoftoi Kryeministrin rreth sfidave dhe problemeve të shumta brenda Agjencisë të cilat e kanë ngadalësuar edhe procesin e regjistrimit. Menaxhmenti i ri dhe një frymë e re e përkushtimit ndaj rezultatit është e domosdoshme për zbatim dhe finalizim të procesit të regjistrimit të popullsisë.

Kastrati, tanimë në detyrë të re, do të njoftojë Kryeministrin Kurti ditëve në vijim me hapat e radhës në kuadër të procesit regjistrimit, pas sigurimit të pajisjeve teknike për këtë proces, thuhet në njoftimin e Qeverisë.