Lajme

“Kurti e prishe marrëveshjen e Brukselit, prishe gjithçka, duam zgjedhje” – Me këto parulla serbët nisin protestën

03/25/2022 12:08
nga:N M

Disa dhjetëra serbë janë mbledhur tashmë në sheshin “Mbreti Petër” në veri të Mitrovicës, për të marrë pjesë në protestën e paralajmëruar për orën 12.

Ata po mbajnë në duart e tyre parulla të ndryshme e në mesin e trye është edhe ajo që shkruan se “ Kurti e prishe marrëveshjen e Brukselit prishe githçka, duam lejimin e zgjedhjeve”.

Në këtë pjesë të Kosovës, por edhe në Graçanicë, do të shfaqet pakënaqësia për vendimin e qeverisë së Kosovës për të mos lejuar mbajtjen e zgjedhjeve të Serbisë në territorin e Kosovës, pa një marrëveshje midis dy shteteve.

Zyrtarët perëndimor apelojnë për përmbajtje gjatë protestave të sotme të serbëve në veri