Lajme

Kurti e Konjufca në të pamen e policit Bunjaku

09/28/2023 15:56
nga:G B

Kryeministri Albin Kurti dhe kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, kanë qenë sot në Samadrexhë të Vushtrrisë në të pamen për policin Afrim Bunjaku.

Bunjaku u vra të dielën pas një sulmi terrorist ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë të Zvecanit. Përndryshe sot në Kuvend kaloi rezoluta që dënon sulmin terrorist që ndodhi fundjavën e kaluar.