Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se sot është ditë historike për Kosovën, ku kemi dorëzuar zyrtarisht aplikimin për anëtarësim në Bashkimin Evropian, raporton Gazeta Blic.
Ai ka thënë se pret që sa më parë të marrë pyetësorin dhe ta plotësojnë për anëtarësim.
“Bashkimi Evropian është fati ynë, ndërsa Evropa është kontinenti ynë”, tha Kurti./Gazeta Blic/


