Para pak çastesh ka filluar mbledhja e radhës e Qeverisë Kurti II.
I pari e mori fjalën kreu i saj Albin Kurti, i cili përmendi pikat kyçe të programit qeverisës, përcjell GazetaBlic.
Një nga ato pika është edhe padia për gjenocid ndaj Serbisë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë.
“Do të përgatisim padinë ndaj Serbisë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë”, tha ai në mbledhjen e Qeverisë.
Ai ndër të tjera ka paralajmëruar kontroll civil mbi Forcën e Sigurisë së Kosovës.
Ndërsa, Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka kërkuar përfshirjen edhe të një projektligji në kuadër të agjendës legjislative, për menaxhimin e pasurisë së konfiskuar.
Më poshtë ndiqeni drejtpërdrejt.
LEXO EDHE:
Aksioni i PSD-së para Qeverisë, arrestohen disa aktivistë
/GazetaBlic/