Lajme

Kurti: Anëtarësimi në KE është vlerë e shtuar për Këshillin dhe mundësi për Kosovën

05/12/2022 17:02
nga:Astrit Gashi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se në mbledhjen e sotme të Qeverisë u miratua nisma për anëtarësimin e Republikës sonë në këtë organizatë të rëndësishme ndërkombëtare, ndërkaq pak kohë më pas është dorëzuar edhe aplikimin për anëtarësim.

Kosova është vendi më demokratik në Ballkanin Perëndimor, ku të drejtat dhe liritë e njeriut janë të garantuara me Kushtetutë dhe ligj. Liria e shprehjes dhe medies çdo herë e më shumë po shënon përmirësim. Luftimi i korrupsionit është i pakompromis. Reforma në sundimin e ligjit prioritet, ka theksuar Kurti.

Anëtarësimi në Këshillin e Evropës është vlerë e shtuar për Këshillin dhe mundësi për Kosovën që të përparojë edhe më shumë në fushën e të drejtave të njeriut, demokracisë dhe sundimit të ligjit, ka nënvizuar ai.