Lajme

Kur do të emërohen drejtorët e rinj në Prizren? Flet Shaqir Totaj

12/09/2021 13:59
nga:Q R

Kryetari i sapo zgjedhur i Prizrenit nga Partia Demokratike e Kosovës, Shaqir Totaj ka njoftuar rreth procesit të emërimit të kabinetit qeverisës, shkruan Gazeta Blic.

Totaj në një përgjigje për “Gazeta Blic”, ka bërë të ditur se deri në fund të vitit kalendarik do të emërohen drejtorët e rinj.

“Së pari konstituohet asambleja, pastaj zgjidhet kryesuesi, emërohen drejtorët. Më së largu deri në fund të vitit kalendarik emërohen drejtorët”, thotë Totaj.

Ndërkohë, Gazeta Blic ka marrë vesh se është arritur marrëveshja për bashkëqeverisje në Prizren, ku AAK do t’i ketë tri drejtori, dhe tri të tjera do t’i ketë Nisma.

Ndëkohë LDK ende vazhdon të jetë e ndarë nëse do të hyjë apo jo në bashkëqeverisje.

Megjithatë, Gazeta Blic ka marrë vesh se në takimin e javës së kaluar ndërmjet kryetarit të ri të Prizrenit, Shaqir Totaj dhe kryetarit të Degës së LDK-së në Prizren, Anton Quni është arritur një marrëveshje në parim, ku LDK e ka kërkuar kryesuesin e Kuvendit Komunal, derisa do të qëndroj në opozitë.

Kujtojmë se, Shaqir Totaj ka fituar në komunën e Prizrenit në raundin e dytë me 51.01%.

Ndryshe, pos Prizrenit, edhe shumë kryetar komunash ende nuk i kanë kompletuar kabinetet me emrat e drejtorëve të rinj.

Në Prishtinë, ndërkaq janë publikuar në media emrat e disa drejtorëve, por që ende nuk janë konfirmuar këta emra.

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka preferuar një koalicion gjithëpërfshirës, mirëpo ende nuk ka ndonjë marrëveshje konkrete.

/Gazeta Blic

Kurti: Duam marrëveshje ligjërisht të obligueshme Kosovë-Serbi