Lajme

Kunata e pranon se e kreu vrasjen e 67-vjeçares në Dragash

12/27/2022 21:36
nga:Y I

Policia e Kosovës ka njoftuar se e dyshuara për vrasjen e të moshuarës në Dragash mëngjesin e së hënës, e ka pranuar se e ka kryer vrasjen e 67-vjeçares në Dragash.

Sipas policisë, ajo këtë veprim e ka bërë duke përdorur mjete të ndryshme të forta, të cilat më pas i ka fshehur.

“Pas ballafaqimit me prova të reja e dyshuara në prezencën e avokatit mbrojtës e ka pranuar se ka kryer vrasjen. Këtë veprim e ka bërë duke përdorur mjete të ndryshme të forta, të cilat më pas i ka fshehur. Nga njësitit e forenzikës janë sekuestruar prova të reja. Me urdhër të Prokurorit te rastit e dyshuara ndalet në ndalim policor për 48 orë”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Njoftimi i plotë:

Vdekja e 67-vjeçares në Dragash: Arrestohet kunata e viktimës, dyshohet se e vrau me mjete të forta