Sporti

Kumbulla: “I lumtur për kualifikimin edhe golin e parë të sezonit”

01/21/2022 10:53
nga:E K

Roma ka shënuar dje fitore ndaj Lecces me rezultat 3-1.

Realizatorët e golave për Romën ishin: Kumbulla, Abraham dhe Shomurodov, shkruan GazetaBlic Sport.

Në listën e realizatorëve u shkrua edhe qendërmbrojtësi shqiptar, Marash Kumbulla i cili shënoi golin e parë për Romën.

Pas ndeshjes, Kumbulla u shpreh i lumtur me kualifikimin dhe golin e tij të realizuar.

“E nisëm ndeshjen jo mirë, më pas u përpoqëm të rrisim ritmin. Jam i kënaqur me golin. Në pjesën e dytë luajtëm me një tjetër ritëm dhe ia dolëm të fitojmë ndeshjen”, tha fillimisht ai.

“Tani po mundohem të korr frytet e punës së bërë muajt e fundit, dhe po ai dal mirë”, shtoi ai.

Në fund foli edhe për rivalin e ardhshëm në Kupë që është Interi.

“Sigurisht që duhet ta nisim ndeshjen ndaj tyre në një mënyrë tjetër, me një qëndrim me aktiv në fushë. Le të mendojmë për ndeshjen e së dielës kundër Empolit ka kohë për takimin e Kupës”, përfundoi qendërmbrojtësi shqiptar.

/GazetaBlic Sport/