Sporti

Kuka në ditëlindjen e Majlinda Kelmendit: E dominove botën për 10 vite, krenar me ty

05/09/2022 11:15
nga:L J

Sot feston ditëlindjen sportistja më elitare kosovare, Majlinda Kelmendi.

31-vjeçarja ka arritur të gjithë trofetë e mundshëm që mund të arrij një sportiste, duke koleksionuar katër medalje të arta evropiane, dy botërore dhe një olimpike.

Në ditëlindjen e 31-të, trajnerit Driton Kuka ka numëruar sukseset e mëdha të saj.

Ja urimi i Kukës për Kelmendin:

“Urime ditelindjen Majlinda!
Gëzove popullin Shqiptar më shumë se kushdo tjetër pas çlirimit të vendit tonë!
Legjendë e sportit Botëror …
Dominoj Botën për afër 10 vite!
Kampione 4 XEvropiane
Kampione 2X Botërore
Kampione Olimpike
Krenar me ty” shkruan Kuka në postimin e tij në Facebook.