Në rast kualifikimi në Kampionatin Evropian, ashtu si qëndrojnë gjërat, aktualisht Kombëtarja e Shqipërisë do të renditej në vazon e dytë në shortin për “EURO 2024”.
Kjo është një mundësi më e lehtë që djelmoshat kuqezi të shpresojnë të kalojnë edhe fazen e grupeve pasi do të kenë kundërshtar më të leht në short.
Hedhja e shortit për Kampionatin Evropian, do të bëhet me 2 dhjetor të këtij viti.
Gjermania si nikoqire e ka të sigurt pjesëmarrjen në evropian, ndërsa deri më tani në ndeshjet kualifikuese, biletën e kanë siguruar edhe Franca, Portugalia dhe Belgjika.


