Sporti

U lëndua në ndeshjen ndaj Juventusit, mësohet se a do të luajë Ibrahimovic në derbi ndaj Interit

01/27/2022 09:34
nga:Mergim Rreci

Lëndimi i Zlatan Ibrahimovic nuk është serioz dhe ka shpresa që sulmuesi suedez të shërohet në kohë për të ndihmuar ekipin e tij kundër Interit.

Sipas Calciomercato, testet e fundit përjashtuan mundësinë që suedezi të ketë një dëmtim të rëndë në tendinën e Akilit në këmbën e djathtë, përcjell GazetaBlic Sport.

Zona në fjalë është e përflakur, por lojtari do t’i nënshtrohet trajtimit dhe ka shpresa që dëmtimi i pësuar ndaj Juventusit të rikuperohet në kohë për derbin e Milanit më 5 shkurt.

/GazetaBlic Sport/