Sporti

Trajneri i Dortmundit, Marco Rose flet përsëri për të ardhmen e Erling Haaland

01/14/2022 11:14
nga:Mergim Rreci

Trajneri i Borussia Dortmundit, Marco Rose, ka trajtuar edhe një herë çështjen e së ardhmes së Erling Haaland, çështje që ka tërhequr vëmendjen e të gjitha klubeve të mëdha evropiane.

Në konferencën për shtyp para ndeshjes Borussia Dortmund-Freiburg, Marco Rose u përball me pyetjen për të, kontrata e të cilit me klubin gjerman përfundon në qershor 2022, përcjell GazetaBlic Sport.

“Sigurisht që ne flasim për të ardhmen e Erling Haaland”, pranoi Rose, i cili shpreson se bisedimet do të ndihmojnë për të sqaruar të ardhmen e futbollistit norvegjez. “Sigurisht që do të ishim të lumtur nëse ai vendos të qëndrojë me ne në Dortmund”, tha trajneri gjerman.

/GazetaBlic Sport/