Lajme

Kryeziu tregon diskutimin e Osmanit dhe Kurtit

12/21/2023 14:51
nga:N K

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, ka treguar se çfarë kanë diskutuar sot kryeministri Albin Kurti, me presidenten Vjosa Osmani.

Sipas Kryeziut, në një postim në Facebook, ai ka treguar se diskutimi mes presidentes Osmani dhe kryeministrit Kurti bëhet fjalë për Ligjin e ri për Zgjedhje të cilin Avokati i Popullit, Naim Qelaj ka thënë se po mendon ta dërgojë në Gjykatën Kushtetuese.

Ky diskutim është zhvilluar sot në mbledhjen e Këshillit për Demokraci dhe të Drejta të Njeriut.

“Në fjalën e tij sot në mëngjes, në mbledhjen e Këshillit për Demokraci dhe të Drejta të Njeriut, Kryeministri Albin Kurti, përveç tjerash, tha se 10 ligje të Kuvendit që përbëjnë reforma tejet të rëndësishme në përputhje me ndryshimin e madh demokratik zgjedhor të shkurtit 2021 me slloganin ‘Drejtësi dhe Punësim’, janë të ngujuara, të rrëzuara ose të deformuara te Gjykata Kushtetuese”, ka transmetuar Kryeziu.

“Kur pas Kryeministrit e mori fjalën Avokati i Popullit, Naim Qelaj, ai filloi të përsiatej qysh po mendon ta dërgojë edhe një ligj tjetër në Gjykatën Kushtetuese, kësaj radhe Ligjin e ri për Zgjedhje, që u votua në lexim të dytë në Kuvend sivjet më 8 qershor, u shpall në gazetën zyrtare më 3 korrik dhe hyri në fuqi më 18 korrik 2023. Në atë xhirim shihet Kryeministri Kurti duke i folur Presidentes Osmani për Avokatin e Popullit Qelaj dhe këtë çështje të fjalës së tij”, është shprehur zëdhënësi i Qeverisë.

Postimi i plotë: