Drejtori ekzekutiv i KDI-së, Ismet Kryeziu, ka reaguar pasi kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka dhënë detaje për planin franko-gjerman, raporton Gazeta Blic.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se nga ajo që Konjufca tha, plani franko-gjerman qenka deklarata e ratifikuar e vitit 2013.
Postimi i tij i plotë:
Po e dëgjoj përmbajtjen e planit franko-gjerman nga ana e Glaukut
Në fakt ajo që po arrijë me e kuptuar, plani franko-gjerman qenka deklarata e ratifikuar e vitit 2013.
Asgjë më pak e as më shumë.


