Ish-nënkryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Kadri Kryeziu sonte në emisionin “DPT te Fidani” në Klan Kosova, ndër të tjera foli edhe në lidhje me Albin Kurtin, duke thënë se është bukur tekanjoz.
Ai u shpreh se nuk bën të veprohet me ligje të natyrës, por sipas tij, në politikë duhet të veprohet me ligje shoqërore.
“Është një intelektual, por është bukur tekanjoz. Këta po veprojnë me ligje të natyrës, në politikë duhet të veprohet me ligje shoqërore. Ligji i natyrës është “po, jo, vdekje, lindje”, nuk bën ashtu”, është shprehur ai.


