Lajme

Kryetarja e Preshevës e vendos flamurin kuq e zi në Komunë

11/28/2026 12:31
nga:L J

Kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, ka vendosur flamurin kuq e zi në ndërtesën e komunës, në nderim të 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit.

Sinani ka publikuar një video në profilin e saj në Facebook, ku shihet vendosja e flamurit kombëtar në objektin e komunës.

Vendosja e flamurit bëhet në kuadër të shënimit të 28 Nëntorit, një prej datave më të rëndësishme kombëtare për shqiptarët.