Lajme

Gërvalla uron 28 Nëntorin nga Prekazi: Rroftë Shqipëria, rroftë shqiptaria!

11/28/2026 12:38
nga:L J

Ministrja e Drejtësisë Donika Gërvalla ka uruar 28 Nëntorin nga Prekazi, në ditëlindjen e komandantit legjendar Adem Jashari.

Në një postim, ajo ka thënë se në këtë vend sakrifica për liri mori përmasat e një historie që do të jetojë përjetësisht.

“Gëzuar festën të gjithë shqiptarëve, anë e kënd botës! Rroftë Shqipëria, rroftë shqiptaria!”, ka shkruar Gërvalla.