Fadil Nura kryetar i komunës së Skenderaj i ka nisur një shkresë zyrtare drejtorit të policisë së Kosovës Samedin Mehmetit e që ka të bëjë me kthimin si drejtor të policisë në Skenderaj, toger Basri Durmishi, raporton gazeta Blic.
Nura ka kërkuar që të anulohet edhe vendimi për caktimin e ushtruesit të detyrës së drejtorit të komandatit të policisë.
Kërkesa e plotë:
Kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, me anë të një shkrese zyrtare, që ia ka dërguar Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti, i ka kërkuar këtij të fundit shfuqizimin e vendimit për caktimin e ushtruesit të detyrës së komandantit të Stacionit Policor në Skenderaj, dhe rrjedhimisht kthimin e togerit Basri Durmishi në krye të institucionit të sigurisë.
“Këtë hap e kam konsideruar të nevojshëm e të arsyeshëm, duke marrë për bazë profesionalizmin, bashkëpunimin institucional dhe përkushtimin e z. Basri Durmishi sa ka qenë në krye të Stacionit Policor në Skenderaj”, ka arsyetuar mes tjerash kryetari Nura, kërkesën e tij, drejtuar numrit një të Policisë së Kosovës.
Në kërkesë, kryetari Nura ka përmendur disa arsye pse dëshirohet kthimi i Durmishit në krye të Stacionit Policor të Kosovës në Skenderaj.

Molliqaj: Të ndalet menjëherë presioni ndaj sindikatave


