Lajme

Kryetari i SHIL dega Lipjan, Bujar Karpuzi, reagon pas shkrimit të anëtarit të shoqatës, Azem Drenica- Rendit arsyet pse nuk i’u dha banesa e premtuar!

08/20/2025 19:06
nga:Y I

Kryetari i Shoqatës së Invalidëve të luftës dega Lipjan, Bujar Karpuzi, njëherësh ish-anëtar i komisionit për ndarjen e 29 banesave të familjarëve të dëshmorëve dhe invalidëve të UÇK-së në këtë komunë  ka reaguar ndaj një shkrimi të anëtarit të SHIL, Azdren Drenica, ku i njëjti deklaronte se nuk e ka marrë banesën e premtuar në vitin 2010.

Karpuzi ka sqaruar përmes një shkrimi të gjatë në Facebook të gjithë ecurinë e procesit të ndarjeve të këtyre banesa dhuratë për familjarët e dëshmorëve dhe disa prej invalidëve të Komunës së Lipjanit.

Ndër të tjera Karpuzi shkruan si më poshtë:

“Nga java e kaluar kjo qeshjte ka filluar edhe të politizohet, në përfitim të votave disa prejë Invalidëve po ju premtohen Banesa, nuk e di a si Dhuratë apo në shfrytëzim, dhe nëse Komuna e Lipjanit ka Banesa në dispozicion duhet dhënë edhe Invalidëve të tjerë, pa i kërkuar Votë, sepse institucionet dhe Komunat e Kosovës e kan për obligim të kujdesen për këtë kategori shumë të rëndësishme të shoqërisë e cila renditet kategoria menjëherë pas Dëshmorëve, e jo të luhet me ndjenja të tyre, sepse Invalidët e UÇK-së, kanë dhënë shumë deri sa e kanë sakrifikuar vetë vetën për Lirimin e Kosovës dhe ndërtimin e këtij Shteti që ne sot së bashku po e gëzojmë” shkruan ai.

Sqarimi i plotë:

Reagim.

Unë Bujar Karpuzi, kryetar i SHIL e UÇK-së, dega në Lipjan, dhe ish anëtar i komisionit për ndarjen e 29 banesave të familjarëve të Dëshmorëve dhe Invalidëve të UÇK-së, Komuna Lipjan, reagoj ndaj shkrimit të anëtarit të SHIL të UÇK-së, z. Azem Drenica, dhe sqaroj të gjithë ecurinë e procesit të ndarjeve të këtyre banesa dhuratë për familjarët e Dëshmorëve dhe disa prej Invalidëve të Komunës së Lipjanit.

Ju njoftoj se në Qeverisjen e PDK-së, e udhëhequr nga Kryetari z. Shukri Buja, që në fillim të tria Shoqatat e dalura nga Lufta e UÇK-së, me ndihmën e Komunës jemi vendosur në zyrat e reje dhe të kompletuara në objektin në Sheshin “Adem Jashari”, për të vazhduar punën më tutje, zyre në të cilën jemi edhe sot.

Më pastaj SHIL UÇK-së, ka pranuar një vendim nga Komuna në të cilën ka kërkuar që ti përzgjedhim 4 Invalidë të UÇK-së, për të ju dhënë 4 banesa dhuratë për të banuar, jetuar, dhe nga Shoqata të caktohet një anëtar për komisionin komunal për ndarjen e këtyre banesave, dhe unë kryetar i SHIL UÇK-së pa dashtë me marr vendime të tilla të rëndësishme, dhe të ndjeshme kam ftuar kryesin e Shoqatës në takim.

Në takimin e kryesisë të SHIL e UÇK-së, është diskutuar dhe debatuar në detaje se cili anëtarë i Shoqatës veç e veç, duke pasur parasysh shkallën e Invaliditetit, kushtet materiale dhe banimin e tyre, dhe pas shumë diskutimeve kemi arritur të përpilojmë një listë prej 9 anëtarëve, një më shumë se lista e prejë 8 Invalidëve që është publikuar, dhe ky ishte Veterani, Invalidi i UÇK-së z. Afrim Shamolli, një Veteran i dalluar, Polic Ushtarak, dhe dy herë i plagosur në Luftë, i cili me sinqeritetin më të madh ka kërkuar me patjetër me hequr nga lista për përfitimin e banesës, duke u shprehur se unë qëndroj materialisht më mirë se disa anëtar të tjerë, andaj në të përfitojnë Invalidë të tjerë. Andaj me kërkesën e z.Afrim Shamolli me patjetër është hequr nga kjo listë, dhe lista për përfitime të banesave nga keyesia e SHIL e UÇK-së është dërguar me 8 propozime, edhe pse nga Komuna janë kërkuar emrat e 4 Invalidëve, dhe për këtë propozim në Shoqatë ekziston edhe proces verbali i takimit të mbajtur.

Gjatë punës së komisionit Komunal, ne anëtar i komisionit me ndihmën e kryetarit z. Shukri Buja, në bashkëpunim edhe me investitorit kemi rritur numrin e banesave për SHIL e UÇK-së edhe për 3 banesa, dhe numri i përgjithshëm i banesave u rrit nga 26 në 29 banesa gjithsej, dhe nga 4 banesa për Invalidët në 7.
Kryesi e SHIL UÇK-së, dega në Lipjan, për kohen në të cilën jan ndarë banesat, është munduar të nxjerr prioritetet më të mira të mundshme, duke pasur parasysh, shkallen e Invaliditetit, kushtet materiale, numrin e anëtarëve të familjes, kontributin, dhe përfshirjen territoriale ka renditur prioritetet si në vijim:

1. Art Driton Grantolli, Shalë, i ndjeri Dritoni Veteran, Invalidë i Luftës, i cili humbi jetën në Aksident, la pas vetes Nënën, Bashkëshortën dhe Djalin, dhe familjen e gjerë, duke jetuar në bashkësi familjare së bashku me familjen e axhës së tijë,

2. Zekri Shefqet Agushi, Gadime, Veteran, Invalidë i Luftës me Amputim të krahut, 6 anëtar të familjes, jetuar në bashkësi familjare, meritor për përfitimin e banesës,

3. Shkumbin Nysret Tërpeza, Ribar i Madh, Veteran, Invalidë i Luftës, me dhjetra plagë në trupin e tijë, ish Kryetar i SHIL e UÇK-së, meritor për përfitimin e banesës,

4. Nuhi Tefik Tairi, nga Maqedonia, Veteran, Invalidë i Luftës, i plagosur rënd, me kohë të gjatë mjekime jashtë vendit, duke jetuar me qera me familje 4 anëtareshe, pa punë, jetuar vetëm me pensionin Invalidor, meritor për përfitimin e banesës,

5. Bekim Ahmet Shala, Shalë, Veteran, Invalidë i Luftës me Amputim të Këmbës, me mjaftë veshtërsi në lëvizje, jetuar me nënën, meritor për përfitimin e banesës,

6. Bedri Kadri Bungu, Medvec, Veteran, Invalidë i Luftës, i plagosur rendeë në këmbë, me veshtërsi ne lëvizje, jetuar ne bashkësi familjare 5 anëtarëshe, meritor për përfitimin e banesës,

7. Ali Ahmet Mejzinolli, Shalë, Veteran, Invalidë i Luftës, i plagosur, Komandant i Kompanisë në Brigadën “121 Kumanova”, jetuar me familje 7 anëtarëshe me një shtëpi me kushte jo të mira banimi, meritor për përfitimin e banesës,

8. Azem Avdullah Drenica, Shalë, Veteran, Invalidë i Luftës, i plagosur së bashku edhe Veteranët e tjerë në Shalë, i cili në kohën kur janë dhënë propozimet, dhe kur janë ndarë këto banesa i njëjti ishte duke jetuar dhe mjekuar jashtë vendit, konkretisht në Itali, ku edhe sot jeton atje.
z. Azem Drenica e meritonte përfitimin e një banese por për momentin ishte e pa mundur, sepse Komisioni Komunal kishte në dispozicion vetëm 29 banesa, ku 22 banesa prej tyre janë ndarë për familjet e Dëshmorëve të Komunës së Lipjanit, dhe 7 banesa të mbetura janë ndarë për invalidët e UÇK-së. Meritor dhe nevojtar për përfitimin e banesave ishin edhe shumë Invalidë të SHIL të UÇK-së, dega në Lipjan, por me pa mundësi për ti kryer të gjithë përnjëheri.
Më pastaj, pasi që anëtaret e SHIL e UÇK-së, dega në Lipjan, përfituan 7 banesa, dhe lista me prioritet ishte propozuar me 8 Invalidë, kërkuam nga Kryetari z. Shukri Buja, që sipas mundësisë të na ndajë edhe një banesë për të kompletuar edhe Invalidin e propozuar nga SHIL e UÇK-së, dhe nga Kryetari Buja morëm premtimin se në Banesat të cilat do të ndahen në vijim Invalidi i parë i cili do të përfitojë do të jetë z. Azem Drenica, dhe Invalidët e tjerë pas tijë, sepse qëllimi im është ti kompletoj me banesa të gjithë familjarët e Dëshmorëve, Invalidët dhe Veteranët e UÇK-së të Komunës së Lipjanit.
Banesat të cilat ishin planifikuar të ndahen për Invalidët e tjerë nuk arritën të përfundohen në mandatin e qeverisjes së PDK-së, dhe Kryetarit Buja mbeti pa e realizuar premtimi dhënë.

Me ardhje në pushtet të Qeverisjes së LDK-së, me Kryetar z. Imri Ahmeti në vitin 2013, SHIL e UÇK-së dega në Lipjan shprehi gatishmërinë e bashkëpunimit edhe me këtë Qeverisje, sikurse qeverisjen e kaluar, takuam Kryetarin, uruam për mandatin dhe treguam disa prej prioriteteve dje proceseve të mbetura të pa realizuara.

Qeverisja e kryetarit Ahmeti, nuk shprehi gatishmërinë e bashkëpunimit me SHIL UÇK-së, dhe ndryshoj edhe emërtimin e ndarjeve të banesave nga Dhuratë e në shfrytëzim të banesave, dhe Invalidët e UÇK-së, nuk ishin prioritet, por të barabartë me të gjithë të tjerët të cilët kishin nevojë për banim, dhe pasi u bë kështu ne SHIL e UÇK-së, me asnjë anëtar nuk morëm pjesë në Komisioni e ndarjes së banesave të cilat ishin për shfrytëzim, dhe Invalidët sikurse edhe të tjerët kan pasur mundësi të aplikojnë sipas konkursit Publik Komunal, por jo nëpërmes Shoqatës sikur në rastin e parë.

Sipas informatave që ka SHIL e UÇK-së, në këtë konkurs Publik kanë aplikuar Invalidë të UÇK-së, por nuk jemi në dijeni që ndonjë prej tyre ka përfituar. Ky mos bashkëpunim ka ndodhur për tri mandate rresht, apo 12 vite Qeverisje.

Nga java e kaluar kjo qeshjte ka filluar edhe të politizohet, në përfitim të votave disa prejë Invalidëve po ju premtohen Banesa, nuk e di a si Dhuratë apo në shfrytëzim, dhe nëse Komuna e Lipjanit ka Banesa në dispozicion duhet dhënë edhe Invalidëve të tjerë, pa i kërkuar Votë, sepse institucionet dhe Komunat e Kosovës e kan për obligim të kujdesen për këtë kategori shumë të rëndësishme të shoqërisë e cila renditet kategoria menjëherë pas Dëshmorëve, e jo të luhet me ndjenja të tyre, sepse Invalidët e UÇK-së, kanë dhënë shumë deri sa e kanë sakrifikuar vetë vetën për Lirimin e Kosovës dhe ndërtimin e këtij Shteti që ne sot së bashku po e gëzojmë.

Lavdi Dëshmorëve të UÇK-së, respekt familjarëve të Dëshmorëve, Invalidëve dhe Veteranëve të UÇK-së.