Dario Nardella, kryebashkiaku i Firences, është shprehur i zhgënjyer pas thashethemeve se Dusan Vlahovic ka thyer rregullat e COVID për të kryer testet mjekësore me Juventusin.
Sulmuesi 22-vjeçar serb iu bashkua skuadrës torineze në një marrëveshje me vlerë 80 milionë euro më herët sot, duke nënshkruar një kontratë pesëvjeçare e gjysmë me vlerë 7 milionë euro neto në sezon. Transferimi i tij ka tërbuar tifozët e Fiorentinës, me një sërë pankartash fyese që janë parë jashtë stadiumit Artemio Franchi ditët e fundit, përcjell GazetaBlic Sport.
Siç shihet në Twitter, kryebashkiaku i Florence Nardella është i shqetësuar se Vlahovic mund të ketë thyer rregullat e izolimit COVID në mënyrë që të kryejë testet mjekësore me Juventusin.
“Nëse konfirmohet, lajmi se Vllahovic ka shkelur rregullat kombëtare të izolimit duke u larguar herët nga Firence është shumë serioz. Një kampion sportiv që sillet kështu! Çfarë zhgënjimi.”
Se confermata, la notizia che #Vlahovic abbia violato le norme nazionali sull’isolamento lasciando anticipatamente #Firenze è gravissima. Un campione dello sport che si comporta così! Che delusione. #covid #quarantena
— Dario Nardella (@DarioNardella) January 28, 2022
Sulmuesi 22-vjeçar serb rezultoi pozitiv me virusin gjashtë ditë më parë dhe rregulloret italiane thonë se një tjetër test mund të kryhet vetëm pas shtatë ditësh, përveç nëse zbatohen përjashtime të veçanta.
/GazetaBlic Sport/


