Kryetari i Këshillit Evropian, Charles Michel, foli me pasion sot në seancën e posaçme, duke dënuar pushtimin e Ukrainës nga presidenti rus Vladimir Putin, pushtim të cilin e quajti si “brutal” dhe të bazuar në “gënjeshtra të neveritshme”.
Ai paralajmëroi se rendi ndërkombëtar i bazuar në rregulla ishte nën sulm dhe i përshkroi veprimet e Moskës si “terrorizëm gjeopolitik”.
Lidhur me kërkesën e Ukrainës për t’u bërë një vend anëtar i BE-së, ai tha se “do të jetë e vështirë, ne e dimë se ka pikëpamje të ndryshme në Evropë”, por e përshkroi kërkesën si “legjitime” dhe “simbolike”.


