Lajme

Kryetari i Athinës nesër për vizitë në Prishtinë

05/04/2021 22:10
nga:Q R

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se gjatë ditës së nesërme (e mërkurë) në Prishtinë do të vijë për vizitë kryetari i Athinës, Kostas Bakoyannis.

Përmes një njoftimi të komunës thuhet se kryetari i Athinës do të pritet nga kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti.

“Nesër, 5 maj në orën 14:00, Kryetari Shpend Ahmeti pret në takim Kryetarin e Athinës, Kostas Bakoyannis. Ndërsa në orën 15:00 do të dalin bashkë në konferencë për media.

Takimi mbahet në katin e parë, në ndërtesën e vjetër të Komunës”, thuhet në njoftim.

Analisti politik: Donika Gërvalla ka përkthyer dokumente kundër UÇK-së vetëm për ta fituar azilin