Lajme

Kryetarët e komunave me kërkesë të përbashkët, “heqjen e orës policore”

12/10/2021 12:20
nga:M K

Asosacioni i Komunave të Kosovës pritet që së shpejti të mbajë takim ku edhe do të kërkohet heqja e orës policore si masë kundër COVID-19.

Kryetari i AKK-së, Sazan Ibrahimi, ka deklaruar se janë në pritje të përfundimit të procedurave të pranim-dorëzimit të detyrave të kryetarëve në komunat e vendit pas zgjedhjeve të fundit lokale dhe pastaj do të organizojnë edhe takimin e parë konsultativ ku do të diskutohet për masat.

“Kërkesat që i kemi janë kërkesa zyrtare të Asosacionit të Komunave të Kosovës, po presim me përfundu edhe procedura e pranim-dorëzimit të detyrave të kryetarëve dhe javën e ardhshme pritet të mbajmë takimin e parë të Këshillit të Kryetarëve, ku do të prezentojmë edhe një hulumtim të Këshillit të Evropës sa i përket komunave dhe standardeve evropiane se a po i përmbushin komunat apo jo. Pas kësaj, do të kemi edhe një takim konsultativ sa i përket masave”, ka thënë Ibrahimi për lajmi.net.

Shaqir Totaj zyrtarisht i pari i kryeqytetit historik: Po jetësojmë dëshirën e madhe të Thaçit e Veselit!