Lajme

Shaqir Totaj zyrtarisht i pari i kryeqytetit historik: Po jetësojmë dëshirën e madhe të Thaçit e Veselit!

12/10/2021 12:13
nga:M K

Shaqir Totaj ka marrë zyrtarisht detyrën e kryetarit të Prizrenit.

Në një seancë solemne, Totaj u betua dhe falënderoi të gjithë qytetarët për mbështetjen e dhënë në zgjedhjet e fundit.

“Falënderoj të gjithë qytetarët pa dallim për mbështetje dhe besimin për t’ia sjell ndryshimin qytetit të bukur të Prizrenit.

Sot ndjej emocion të veçantë sepse po jetësojmë dëshirën e madhe dhe kontributin e liderëve tanë historik, Hashim Thaçi e Kadri Veseli të cilët gjithmonë kanë kontribuar veçanërisht për Prizrenin”, tha Totaj.

Betohen kuvendarët e rinj komunalë të Prizrenit