Disa ndeshje interesante do të zhvillohen sot në Premier League.
Fillimisht nga ora 16:00, Arsenali do të përballet me skuadrën e Wolves, atje ku ‘Topçinjtë’ kërkojnë vetëm pikët e plota, shkruan GazetaBlic Sport.
Në orarin e njëjtë përballen edhe Brentford – Luton, Burnley – Sheffield United dhe Nottingham Forest.
Kryendeshja e ditës do të zhvillohet me fillim nga ora 18:30, me Newcastle dhe Manchester United që do të përballen në ‘St.James Park’.
/GazetaBlic Sport/


