Lajme

Kryeministri Kurti uron Ditën Ndërkombëtare të Vullnetarizmit

12/05/2024 15:47
nga:N K

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka uruar Ditën Ndërkombëtare të Vullnetarizimit.

Në Ditën Ndërkombëtare të Vullnetarizmit, Kurti shpreh se vullnetarizmi nuk është vetëm një akt ndihme. Është solidaritet me të tjerët dhe thirrje për të gjithë për të kontribuar për një shoqëri më të drejtë dhe më humane.

“Vullnetarizmi nuk është vetëm një akt ndihme. Është solidaritet me të tjerët dhe thirrje për të gjithë për të kontribuar për një shoqëri më të drejtë dhe më humane. Qeveria jonë, shteti ynë është i përkushtuar për të mbështetur dhe inkurajuar çdo nismë vullnetare, duke krijuar mundësi që angazhimi juaj të ketë ndikim të qëndrueshëm”, tha Kurti, njofton ZKM-ja.

Tutje, ZKM-ja thekson se aktualisht, Qeveria e Republikës së Kosovës është duke hartuar Koncept Dokumentin për Vullnetarizmin, përmes një mekanizmi të përbashkët qeveri-shoqëri civile. Synimi është nxitja dhe promovimi i vullnetarizmit, si dhe ndërgjegjësimi për vlerat dhe mundësitë që sjell angazhimi vullnetar.

“Aktualisht, Qeveria e Republikës së Kosovës është duke hartuar Koncept Dokumentin për Vullnetarizmin, përmes një mekanizmi të përbashkët qeveri-shoqëri civile. Synimi është nxitja dhe promovimi i vullnetarizmit, si dhe ndërgjegjësimi për vlerat dhe mundësitë që sjell angazhimi vullnetar. Vullnetarët janë frymëzim dhe shpresë. 5 dhjetori është përkujtim për rëndësinë e bashkëpunimit dhe përbashkimit për të një të ardhme më të mirë për të gjithë”, potencoi Kurti, përcjell GazetaBlic.