Lajme

Kryediplomati grek në presidencë, pritet nga Osmani

06/04/2021 12:19
nga:Y I

Ministri i Punëve të Jashtme i Greqisë, Nikos Dendias, është pritur në takim nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Gjatë kësaj vizite kryediplomati grek fillimisht është takuar me ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla.

Kryediplomati grek do të takohet edhe kryeparlamentarin Glauk Konjufca dhe kryeministrin Albin Kurti.Dendias ka vizituar Kosovën edhe më 9 tetor të vitit të kaluar. /EO/

Kryediplomati grek: Kosova i ka përmbushur kushtet, mbështesim liberalizimin e vizave