Lajme

Kryediplomati gjerman pas bisedës telefonike me Kurtin: Dialogu me Serbinë është vendimtar për përparimin e Ballkanit

05/11/2021 14:28
nga:M K

Ministri i Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Heiko Maas ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Kryediplomati gjerman përmes një statusi në Twitter ka shkruar se vendi i tij do që të sigurojë një perspektivë brenda Bashkimit Evropian për shtetet e Ballkanit Perëndimor, derisa dialogu Kosovë-Serbi i drejtuar nga Bashkimi Evropian mbetet vendimtar për këtë qëllim.

“Organizata qeveritare e Gjermanisë është një përparësi kryesore për Gjermaninë që të sigurojë një perspektivë brenda Bashkimit Evropian për shtetet e Ballkanit Perëndimor, i tha Ministri i Jashtëm HeikoMaas, Kryeministrit të Kosovës AlbinKurti në një telefonatë sot.

Dialogu mbi normalizimin me Serbinë i udhëhequr nga BE është vendimtar për këtë qëllim”, tha ndër të tjera Maas në një postim në rrjetin social “Twitter”.

Kujtojmë se kryediplomati gjerman në 22 prill të këtij viti qëndroi në Kosovë, ku përveç kryeministrit Kurti, kishte takuar edhe presidenten Vjosa Osmani.

LEXO EDHE:

Para ballafaqimit me Vuçiqin, Kurti planifikon t’i ftojë në takim liderët e të gjitha partive