Lajme

KRUP: Në rrugën “Kaçaniku” nuk ka furnizim me ujë të pijshëm, shkak dëmi nga ndërtuesit e objekteve banesore

11/06/2023 21:37
nga:G B

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka bërë të ditur se në rrugën “Kaçaniku” në kryeqytet nuk do të ketë furnizim të ujit të pijshëm.

Në njoftimin e lëshuar thuhet se kjo u bë për shkak të shembjes së dheut në këtë rrugë nga ndërtuesit e objekteve banesore është dëmtuar gypi i ujit fi 110 mm.

“Pa furnizim me ujë të pijshëm mbetet kjo rrugë deri nesër nga pamundësia e riparimit gjatë natës së sotme. Rrezikshmëri e lartë!!!”, thuhet në njoftim.