Me datën 1 shkurt ka hyrë në fuqi rregullorja e re e BQK-së e cila parasheh që të përdoret vetëm valuta euro duke i dhënë fund përdorimit të dinarit serb.
Në lidhje me këtë vendim të BQK ka patur reagime të shumta nga ndërkombëtarët të cilët kanë kërkuar pezullimin e vendimit të BQK-së.
Madje ishte ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, i cili paralajmëroi se një situatë e tillë mund të sjellë tensione të reja në veri të Kosovës.
“S’e di si mund të shmangen të paktën frustrimet nga qytetarët serbë si rezultat i kësaj rregulloreje dhe zbatimit të saj që është sensistive për shqetësimet e tyre. Po ju jap një shembull. Tash mund të jetë një person që është duke marrë një benefit social që është mësuar me një proces, besoj që ai proces është të shkosh në zyrë postare të Serbisë për ta marrë pagesën në kesh. Si e merr ai person tash benefitin, cfarë procedura janë që ai person ta marrë atë benefit. Ai person i moshuar mund të jetë konfuz mund të ketë tensione nga njerëzit që ndihen se janë lënë jashtë ndihmave sociale që varen. Askush s’e do një gjë të tillë. Jemi të shqetësuar për qytetarët dhe jetët e tyre”, deklaroi Hanovier raporton Gazeta Blic.
Në lidhje me këtë çështje ka folur për “Gazeta Blic” gazetari serb që jeton në Mitrovicën e Veriut, Branislav Krstic.
Krstiç tha se nuk pritet të ketë incidente dhe se vendimi për dinarin do të zbatohet në disa faza.
“Vendimi do të zbatohet në faza. Nuk duhet pritur asnjë incident. Qytetarët në veri e kanë të qartë se Beogradi zyrtar është konstruktiv dhe servil pas tragjedisë në Banjskë.Grupi për menaxhimin e konfliktit për Kosovën i zbaton Anekset nga Ohri në baza ditore”
Ai tutje shtoi se ekipet teknike të Prishtinës dhe Beogradit duhet të bien dakord për dinamikën e zbatimit të vendimit të BQK-së.
“Siç ka paralajmëruar Bislimi, në muajt e ardhshëm ekipet teknike të Prishtinës dhe Beogradit duhet të bien dakord për dinamikën e zbatimit të vendimit të Bankës Qendrore të Kosovës” deklaroi Krstiç në një prononcim dhënë për “Gazeta Blic”.

Branislav Krstic, Gazetar serb!
/Gazeta Blic/
Hovenier: ShBA-ja druhet për tensione të reja në veri për shkak të ndalimit të dinarit


