Lajme

A pritet të sjellë tensione të reja në veri ndalimi i dinarit?- Flet për “Gazeta Blic” eksperti i sigurisë!

02/03/2024 11:24
nga:Y I

Rregullorja e re e BQK-së e cila ka hyrë në fuqi nga 1 shkurti ndalon përdorin e dinarit në Kosovë.

Kjo ka sjellë reagime të shumta nga Bashkësia Ndërkombëtare.

Vendet e QUINT-it, ambasadorët e huaj të akredituar në Kosovë dhe BE-ja kanë kërkuar nga BQK-ja që ta pezullojë një vendim të tillë.

Në lidhje me këtë çështje ka folur para pak ditësh edhe ambasadori amerikan në Kosovë,Jeffrey Hovenier.

Hovenier ka shprehur shqetësimin se kjo situatë mund të sjellë tensione të reja në veri të vendit.

“S’e di si mund të shmangen të paktën frustrimet nga qytetarët serbë si rezultat i kësaj rregulloreje dhe zbatimit të saj që është sensistive për shqetësimet e tyre. Po ju jap një shembull. Tash mund të jetë një person që është duke marrë një benefit social që është mësuar me një proces, besoj që ai proces është të shkosh në zyrë postare të Serbisë për ta marrë pagesën në kesh. Si e merr ai person tash benefitin, cfarë procedura janë që ai person ta marrë atë benefit. Ai person i moshuar mund të jetë konfuz mund të ketë tensione nga njerëzit që ndihen se janë lënë jashtë ndihmave sociale që varen. Askush s’e do një gjë të tillë. Jemi të shqetësuar për qytetarët dhe jetët e tyre”, deklaroi Hanovier raporton Gazeta Blic.

Në lidhje me mundësinë e shfaqjes së tensione të reja, lidhur me ndalimin e dinarit, ka folur për “Gazeta Blic”, njohësi i çështjeve të sigurisë, Drizan Shala.

Shala tha se institucionet e sigurisë së Kosovës kanë ndërmarrë të gjitha veprimet dhe analizuar çdo informacion dhe kërcënim të mundshëm në lidhje me këtë çështje.

“Institucionet e sigurisë së Kosovës kanë ndërmarr veprimet e tyre preventive duke analizuar çdo informacion dhe kercnim të mundëshem që mund të përballen nga format e ndryshme hibride e jo hibride dhe e cënojnë sigurinë nacionale të vendit” deklaroi Shala .

Ai tha se ky është një vendim i drejtë i BQK-së, i mbështetur edhe nga Qeveria.

“Në bazë qendrimeve që tani janë të njohur për opinionin publik kemi një vendim të drejtë nga BQK-ja dhe e mbeshtetur nga Qeveria ”

“Në anën tjeter faktori ndërkombëtar ka percaktuar që ky veprim mund të prodhojë tensione dhe nxitjen e serbëve për të reaguar nga ndikimi i veprimit por edhe presionit të Beogradit që ushtron mbi serbët e Kosovës për ndërmarrjen e veprimeve kundërligjshme në formën e bojkotit dhe rebelimit qytetar ( mbrenda tyre elemente parashtetore te Serbisë ).” deklaroi Shala për “Gazeta Blic”.

Drizan Shala, Ekpert i sigurisë!

/Gazeta Blic/

 

Hovenier: ShBA-ja druhet për tensione të reja në veri për shkak të ndalimit të dinarit