Gjatë podcastit të përjavshëm, Toni Kroos tregoi përvojën me koronavirusin
Mesfushori i Real Madridit, Toni Kroos ka rezultuar pozitiv me Covid-19 dhe tashmë është izoluar në shtëpinë e tij, përcjell GazetaBlic Sport.
“Ndihem i dobët. Është diçka që nuk e dëshiroj, sepse nuk është aspak e këndshme dhe nuk duhet ta keni këtë përvojë, ndihem pak më mirë, ethet janë larguar; përkundër të gjitha masave paraprake që kemi marrë transmetimi vie nga personat brenda shtëpisë”, tha Kroos.
Evropiani nuk është në rrezik: “Nëse përmbushen afatet, unë mund të jem atje. Ajo që mund të bëj tani është të mos shqetësohem, se do të jem atje dhe do të jem gati.”
/GazetaBlic Sport


