Lajme

Kritika e ashpër e Kurtit për Lajçakun konsiderohet jo diplomatike

09/18/2023 20:30
nga:G C

Mllefi i shfryer i kryeministrit të Kosovës Albin Kurtit, ndaj emisarit për dialogun, Miroslav Lajçak, në konferencën për media po shihet si i panevojshëm në situatën që ndodhet Kosova tani.

Deklarata e Kurti se në takimin e 14 shtatorit në Bruksel, kishte koordinim dhe sinkronizim të qëndrimeve mes përfaqësuesit të lartë për Politikë të Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, emisarit për dialogun, Miroslav Lajçak dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, po konsiderohet si gjuhë jo diplomatike

Ish udhëheqësi i dikurshëm i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, thotë se një formë e tille e të komunikuarit është gabueshme

Ymeri këshillon kryeministrin që të jetë më i matur, sepse me këto kritika sipas tij po shpërfaqin mosbesim ndaj Bashkimit Evropian.

“Kjo është gabim edhe strategjik edhe diplomatik, vecanërisht nëse ke parasysh që këta ndërmjetësues do të jenë të njëjtit ne procesine dialogut, nëse kryeministri jonë di dicka se do ndyshohen, atëherë mund të kuptohet por nëse kështu nëse do vazhdojmë mendoj se kjo është apsolutisht e gabueshme si metodë.”

Megjithëse Ymeri thotë se kritikat e tilla nuk mund të kenë ndikim tek ndërmjetësuesit e dialogut, të tjerë njohës të dialogut thonë se mund të ketë ashpërsim të raporteve mes Kurtit e BE-së.

“Në diplomaci serioze dhe në përqasjen serioze ndaj problemeve që kanë karakterët politik, konsideroj që nuk do të duhej të kishin impakt të drejtëpërdrejtë dhe të dokshëm a do të kenë vrag dhe pasoja në raportet mes palëve, të cilat përmenden mes vete me siguri që mund të ketë dhe kjo nuk është befasi përqasja e Kurtit ose qëndrimi i tij ndaj lehtësueseve ka qenë i dijshëm vecse tani ndodhë si shpërthim i një rrethane të krijuar jo të favorshme.”, ka thënë analisti, Albinot Maloku.

“Do të ndikojë patjetër në përkeqësimin e raporteve në aspektin ndërkombëtar, duke ditur se Z. Borell e ka përkrahjen edhe të BE-së edhe të SHBA-së, dhe po ashtu duke ditur se procesi nuk ka përfunduar, dhe që përsëri do të ulet para një përfaqësuesi që BE-ja, do caktojë, kritikat nuk ishin aspak diplomatik dhe do ta dëmtojnë pozicionin e Kosovës, ndonëse si akuza mund të jenë të sakta.”, ka thënë analisti, Shemsi Jashari.

Kurti e Vuciqi janë takuar të enjten e kaluar, në Bruksel por që takimi ishte i pasukseshëm, pasi që kryeministri i Kosovës nuk ka pranuar propozimin e prezantuar nga Bashkimi Evropian./Dukagjini/