Sporti

Kristjan Asllani kampion i Italisë, xhaxhai i tij flet me emocione: Sukseset për të vetëm sa kanë filluar

04/23/2024 17:33
nga:Mergim Rreci

Interi është kampioni më i ri i Serie A, duke fituar zyrtarisht titullin e 20-të pesë ndeshje para përfundimit të kampionatit.

Zikaltërit mposhtën Milanin 1-2 dhe tani kanë 86 pikë, 17 më shumë se ndjekësi i tyre më i afërt që është Milan.

Merita në titullin e Interit padyshim që ka edhe mesfushori shqiptar, Kristjan Asllani që po kalon vitin e tij të dytë me fanellën zikaltër.

Asllani ka qenë pjesë e rëndësishme e këtij Interi, derisa bëhet vetëm futbollisti i parë shqiptar që ka fituar titullin kampion në Serie A me fanellën e Interit.

Xhaxhai i tij, Eli Asllani u deklarua shumë i lumtur në një prononcim të shkurtër për ‘GazetaBlic Sport’, ku tha se është poashtu gjë e bukur që ai kërkohet nga skuadra të ndryshme.

Natyrisht se u ndjeva shumë mirë, ai vetëm sa ka filluar sukseset dhe do të ketë shumë të tilla në të ardhmen, aq më shumë për faktin se ka gjithë ato skuadra që e kërkojnë“.

Urimin e tij e ndau natyrisht menjëherë me Kristjanin pas triumfit, duke thënë se ata jetojnë bashkë në një shtëpi në Milano.

/GazetaBlic Sport/